Categories Lajme

Provim për rinovimin e patentës? DPSHTRR sqaron kush përjashtohet

Se fundi eshte bere publik vendimi ne lidhje me rinovimin e patentes, permes nje testimi pas perfundimit te afatit te vlefshmerise se lejes se drejtimit.

Stopit Edukativ për drejtuesit e mjeteve në momentin e aplikimit për rinovim lejedrejtimi.

Drejtori i sherbimit te transportit rrugor Blendi Gonxhe thekson se nga ky rregull përjashtohen drejtuesit korrektë të mjeteve rrugore, ata që janë me pikë të plota dhe të gjithë ata që janë pa shkelje të rënda të përsëritura në vitin e fundit paraardhës.

Ndjejmë keqardhje për të gjithë ata që dynden drejt sporteleve të DPSHTRR për rinovimin para kohe të lejedrejtimit të tyre nga frika absurde dhe të keqkuptuar se mos do i kapë Pit-Stopi Edukativ, si një risi e shërbimit tonë që do të nisë së shpejti! Skena që na dëshmojnë se ka shumë individë që i tremb vetvetja, të cilëve si kategori u paskemi prekur damarët e duhur!

Ndërsa tregues pozitiv është fakti që risia e Pit-Stopit Edukativ ka shkundur edhe shumë individë që kanë vite pa e rinovuar lejedrejtimin dhe që vijonin ngisnin mjetet rrugore me lejedrejtimi të skaduara, në kundërshtim me ligjin!

Reagimi na konfirmon se po bëjmë gjënë e duhur me Pit-Stopin Edukativ!

DPSHTRR ka qenë e qartë në tërë komunikimet publike sa i takon risisë së një Pit-Stopi Edukativ në momentin e aplikimit për rinovim lejedrejtimi:

Nuk ka Pit-Stop Edukativ, nuk ka asnjë ndryshim procedure për drejtuesit korrekt të mjeteve rrugore! Pra për tërë ata që janë me pikë të plota dhe pa tre kundravajtje të rënda të përsëritura në vitin e fundit paraardhës!

Do të ketë një Pit-Stop Edukativ për këdo që sistemi i Policisë Rrugore e alerton si kontigjent përsëritës, me tre shkelje të rënda, me heqje pikësh, në vitin e fundit paraardhës!

Do të ketë një Pit-Stop Edukativ për këdo që rinovon Lejedrejtimin nëse ka mbi tre vjet që i ka skaduar!

(Nuk ka asnjë tarifë shtesë për ata që do t’i nënshtrohen Pit-Stopit Edukativ!)

Çdo aplikant që rinovon Lejedrejtimin do të marrë dhuratë nga DPSHTRR një libërth informativ, orientues, këshillues mbi situatat dhe nocionet bazë të trafikut dhe të kujdesit për të tretët në qarkullim!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME