Categories Lajme

Provime online? Studentët: Do ketë bojkotime dhe…

Studentët paralajmërojnë me fillimin e protestave dhe bojkotimit të vitit akademik, pasi thonë se ndidhen të provokuar nga diskutimi për hapjen apo jo të auditorëve vetëm pak ditë përpara sezonit të provimeve. Referuar udhëzimit paraprak të UT për zhvillimin e provimeve online, studenti Agred Tafaj e konsideron më së shumti si një mekanizëm politik për të parë reagimin e studentëve. Ai thotë po diskutohet për forma të ndryshme protestash si bojkoti i mësimit.

“Universitete që kërkojnë skicime, planimetri, grafiqe, si mund t’i zhvillojnë këto provime? Janë hapur diskutime për të bojkotuar mësimin online, për të bojkotuar provime, për të zhvilluar protesta. Pra situata çdo ditë e më shumë do të nxehet.” Tafaj përmend se në komunikimin e fundit që ka bërë me kryetaren e Komiteti Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli, kjo e fundit i kishte sqaruar se pritet që të ketë një diskutim me MASR për të parë kapacitetet e auditorëve.

“Nga bisedimet që patëm situata është e tillë, që Komiteti i Ekspertëve është organi përgjegjës që merr vendimin, por vendos mbi bazën e një propozimi të bërë nga MASH.”  Udhëzimi paraprak që po qarkullon mes pedagogëve të UT flet për zhvillimin e provimeve Online përmes platformës Microsoft Times. Provimi verbal pritet të zgjas 10-15 minuta, ndërsa ai me shkrim deri në 3 orë.

Nëse ky udhëzim do të miratohet, për  çdo provim pritet të ketë  dy data atë njëpasnjëshme për ti paraprirë çdo defekti teknik që mund të ndodh gjatë provimit.  Megjithatë, përfaqësues të UT thonë se ende nuk është vendosur asgjë në lidhje me sezonin e provimeve dhe se Komiteti Teknik i ekspertëve është ai që merr vendimin përfundimtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME