Lajme

Provimet me pagesë, shqiptarët të dytët pas serbëve

Nuk është legjendë urbane por e vërtetë. Në Universitet e Shqipërisë ka korrupsion të theksuar. Sipas studimit të realizuar nga fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” për 2018-2019, perceptimi më i lartë shënohet në Serbi, i ndjekur më pas nga Shqipëria.

77% e të rinjve shqiptarë deklarojnë se në Universitete ka raste të studentëve që blejnë provimet apo paguajnë për kalimin e vitit akademik, 80% e të rinjve në Serbi, ndërsa në Kosovë 62% e më pak i përhapur ky fenomen është në Kroaci me 49%. ”Po kam dëgjuar, 700 euro për provim te Shkencat, Politekniku. Janë raste individuale, ka që nuk frekuentojnë dhe marrin notë”, shprehen studentët.

E vendin e parë Shqipëria e mban për moskryerjen e praktikës apo intershipeve gjatë edukimit të tyre, me vetëm 21% e të rinjve të moshës 16-27. Edhe nëse janë bërë pjesë e stazheve, të rinjtë shqiptarë janë të pakënaqur me cilësinë e tyre; pasi nuk ju shërben për t’u punësuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close