fbpx
Lajme

“Provo që je femër”, sportistja ruse përballet me situatën e pazakontë në avion

Peshëngritësja e famshme ruse Anna Turaeva është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi u detyrua të provonte se ishte një grua gjatë një udhëtimi me avion. Incideti i pakëndshëm ndodhi kur kampionia po udhëtonte nga Shën Petersburg në Krasnodar. Anna Turaeva ka rrëfyer tmerrin me të cilin u përball kur iu nënshtrua pyetjeve intime para pasagjerëve të tjerë, pasi stafi i sigurisë besonte se ishte burrë.

Ata nuk donin që të kaloja duke thënë se ishte shkruar në pasaportën time se unë jam një grua. Ishte poshtëruese. Unë u qortova si një fëmijë para njerëzve të tjerë. M’u bënë pyetje intime. Ata ishin të interesuar se kush jam unë në jetën time dhe në shtrat.“, shkroi Turaeva.

Anna tha se u përpoq t’i shpjegonte përfaqësuesit të linjës ajrore se ata ishin gabim kur e pyetën për të vërtetuar se ishte një grua. “Bëra gjithçka që varej nga unë që ata të besojnë në natyrën time,” tha ajo, duke mos shpjeguar se si çështja u zgjidh përfundimisht. “Pastaj ndodhi një mrekulli, unë u lejova të hipja në aeroplan. Unë kam punuar gjithë rininë time – me gjakun dhe djersën time për vendin tim, për të mos u trajtuar në këtë mënyrë.”, shtoi atletja. Ndërkohë, pas këtij skandali kompania ajrore Utair ka reaguar duke i kërkuar falje sportistes publikisht.

Ne kërkojmë falje për ndjenjën negative që keni përjetuar. Një shërbim i tillë është i papranueshëm. Do të kontrollojmë veprimet e punonjësve të aeroportit që kanë qenë me ju në fluturim dhe do të rregullojmë situatën”, thuhet në reagim. 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button