Lajme

PS ankimoi vendimin për listat e PD-së, ja kur do të mblidhet Kolegji Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor do të zhvillojë në datën 31 mars seancën për të shqyrtuar dhe më pas marrë vendim për ankimimin e bërë nga Partia Socialiste.

Një ditë më parë, PS e ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për listat e kandidatëve për deputetë të PD-së, në zgjedhjet e 25 prillit.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, koalicioni i drejtuar nga PD do të prezantohet me 222 kandidatë për deputetë.

Pak ditë më parë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mbështeti kërkesën e PD-së, e cila kundërshtonte vendimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve që reduktoi listën e kandidatëve për deputetë nga 222 të propozuar, në 153.

VENDIMI I PLOTË I KAS PAK DITË MË PARË

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi Kërkesën Ankimore nr. 05, të depozituar nga subjekti zgjedhor PD-Aleanca për Ndryshim, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 156, datë 17.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e kërkesës së koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim dhe ndryshimin e vendimit nr. 156, datë 17.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim, sipas listës së depozituar në datën 16 mars 2021 pranë KQZ-së.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: