Categories Lajme

Pse nuk hapën celularët e spiunëveve rusë të Gramshit? Misteri i ngecjes së hetimeve

Në kohën kur Svetlana Timofeva, blogerja ruse po përpiqet me çdo kusht të pengojë ekstradimin drejt vendit të saj, me argumentin se po përndiqet politikisht, hetimet nga prokuroria e Elbasanit ndaj 33-vjeçares dhe dy miqve të saj, Mikhail Zorin dhe Fedir Alpatov, kanë mbetur peng i zbërthimit të 5 telefonave celularë.

Në momentin e arrestimit të dy rusëve dhe ukrainasit Alpatov, të cilët tentuan të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, iu sekuestruan nga ana e policisë 8 aparate celulare, tre prej të cilëve janë ekspertuar. Burime pranë grupit të hetimit, thonë se nga komunikimet e tyre, nuk ka dalë asgjë e vlefshme për hetimin, veç faktit që është identifikuar kontakti i tyre në Shqipëri, por ende nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje. Ndërsa celularët e tjerë nuk janë mundur të hapen dhe ekspertohen, ndaj prokuroria është e pavendosur nëse mund t’i drejtohet vendeve partnere për ekspertimin e tyre.

Më herët, për raste të rënda kriminale, apo hetime të bosëve të krimit, celularët janë dërguar për ekspertim jashtë vendit, por duke qenë se Timofeva dhe miqtë e saj po hetohen nën dyshimet për spiunazh, kjo vendimmarrje bëhet e vështirë. Kjo përderisa të dhënat që mund të zbulohen në këta celularë mund të cenojnë sigurinë kombëtare duke qenë në duart e ekspertëve të një vendi tjetër.

Prokuroria deri më tani, ka dëshminë e Mikhail Zorin i cili ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet tona, ndërsa nga këqyrja e dronit dhe aparatëve celularë, janë zbuluar pamje dhe foto të veprave te ndryshme inxhinierike, që njihen dhe si infrastrukturë kritike civile, si dhe baza apo reparte ushtarake. Blogerja Timofeva dhe dy të tjerët, u arrestuan gushtin e 2022, fill pasi rusi Zorin kishte sulmuar me spraj dy ushtarakë Brenda rrethimit të uzinës së Gramshit dhe po mbahen në paraburgim nën dyshimet për spiunazh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME