fbpx
Lajme

Pse s’ua japin 18 euro pensionistëve? Denaj: PD-në e ftuam dy herë gjatë pandemisë të sillte propozim, tani është vonë

Ministrja e Financave, Anila Denaj, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se qeveria e ka ftuar më shumë se dy herë opozitën, gjatë pandemisë, që të paraqesë programin e saj për të gjetur zgjidhje për situatën, por që kjo e fundit nuk është përgjigjur. Sa i takon propozimit të PD për t’iu dhënë nga 18 euro pensionistëve për gjashtë muajt e ardhshëm, ministrja Denaj theksoi se qeveria e ka ndihmuar këtë shtresë, duke iu ofruar maska e dezinfektantë, madje edhe shërbimet në spitalet Covid.“Po e nis me programin me 5 pika të Bashës. Ne e kemi ftuar opozitën të japë pika në momentin e pandemisë, por asnjëherë nuk u bënë publike. Të jeni të sigurt që ftesa është bërë më shumë se dy herë nga kryeministri Rama dhe Presidenti Meta.

Të dalësh dhe të flasësh tani, është pak e vonuar. Për t’u kthyer te pensionistët, sigurisht që është shtresa më e rrezikuar në këtë pandemi. Shumicën e tyre i kanë izoluar. Kujdesi për pjesën më të madhe të tyre është i siguruar. Për pensionin, kemi arritur deri të kërkojmë që ata ta marrin në shtëpi, të mos shkojnë në bankë, si dhe iu kemi siguruar maska e dezinfektantë. Janë tre spitale Covid sot që flasim, ku flasim për një ndihmë të drejtpërdrejtë për një shtresë në nevojë. Po flasim për parandalimin, se izolimin e bëmë nëpër shtëpi”, tha Denaj.

Te pensionistët bëhet fjalë për një lëmoshë, 18 euro propozon PD…
Nuk është çështje kostosh, megjithatë edhe mungesa e kësaj kostoje është e tillë që amortizohet përmes formave të tjera. Familjet e kanë marrë ndihmën ekonomike, paketën e luftës, sigurisht që dhe një 18 euro mund të shkojë kollaj te një pensionist. Por ne po flasim për një situatë, ku ka kaluar emergjenca. (BalkanWeb)

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button