Categories Lajme

Pse vriten shqiptarët? 25 të ekzekutuar vetëm në verë, konflikte edhe për një shikim

25 persona kanë humbur jetën në 22 vrasje të ndodhura gjatë kësaj vere. Fatkeqësisht numri më i madh i vrasjeve ka qenë për motive banale.

10 persona kanë humbur jetën për konflikte të çastit të tipit “pse i fole vajzës që unë pëlqej” siç ishte rasti i Martin Çeços në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor apo rasti i Klodian Bakiut më 17 gusht në Sarandë që u vra me thikë për një vend parkimi. Ndërsa 33-vjeçari Madrid Ulqinaku u vra në Elbasan vetëm se u kap me fjalë me një 18-vjeçar.

Por më të rënda kanë qenë vrasjet mafioze që kanë tronditur vendin. Më 3 qershor në Shkodër u ekzekutua Neim Bajri teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit në lagjen Rus. Pas ngjarjes autorët dogjën makinën tip “Benz” dhe u  zhdukën pa lënë gjurmë.

Më 11 qershor në Tiranë u ekzekutua me eksploziv 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj teksa ishte duke udhëtuar në dalje të Tiranës me automjetin e tij. Dyshohet se ngjarja lidhej me të shkuarën e errët të të riut por policia nuk mundi dot të arrijë tek autorët.

Edhe më tronditëse ishte vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik ku 3 të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha e Diklen Vata rreth orës 14:30 u ekzekutuan me breshëri në një aks plot lëvizje dhe më pas mjetit të tyre u vu flaka.

Ngjarja dyshohet për hakmarrje por masakra edhe sot është pa autor. Rreth 1 javë më vonë dyshohet se për të njëjtat motive u ekzekutua Klisman Reci dhe u plagos Ylli Brahimaj në Milot.

Një atentat i ngjashëm ndodhi me 18 gusht në dalje të fshatit Panaja ku u ekzekutuan Brenda mjetit “Benz” Hakim Xhezo e Shpati Lena. Ndërsa autorët që lëviznin me një “BMW” disa kilometra me tej braktisën mjetin në flakë dhe armët dhe u larguan. Ngjarja dyshohet për hakmarrje pasi të dy viktimat ishin të implikuar në vrasjen e një biznesmeni në gusht të vitit 2019.

Për fat të keq në vend gjatë kësaj vere janë shënuar dhe 3 vrasje në familje më 6 korrik në Lushnjë djali mbyti babanë, më 30 korrik në Elbasan Jetlira Elezi u vra nga bashkëshorti.

Krimi i fundit këtë verë u shënua në Mallakastër mëmë 25 gusht.  Mariglen Muhametaj vrau me sende të forta të atin 73 vjeç pasi ky i fundit i kërkoi të punësohej./TopChanel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME