Lajme

PSG bie sërish në transfertë, ekipi i Messi-Neymar-Mbappe pëson humbjen e dytë

PSG pësoi humbjen e dytë sezonale, humbjen e dytë radhazi në transfertë, bie sërish në fushën e Rennes që konfirmohet “macja e zezë” për Messi-n me shokë, në 4 ndeshjet e fundit i kanë shkaktuar 3 humbje dhe një barazim.

Sheikët e PSG ishin inekzistent në fushë, dukeshin një ekip i vogël përballë Rennes që kishin kontrollin total të lojës, krijuan raste për shënim duke vënë në prove Donnarumma-n më shumë se një herë.

Pas një pjese të parë ku nuk goditën asnjë herë kuadratin, trajneri Galtier hodhi në fushë Mbappe e Hakimi, por ishin të zotët e shtëpisë që kaluan në avantazh me Traore. Mbappe e Messi u përpoqën të shmangnin humbjen, por pa sukses.

Pavarësisht kësaj disfate, PSG vijon të qëndroj në krye në kuotën e 47 pikë, 3 më shumë se Lens. “Udhëtime të këqija”, shkruan L’Equipe në faqen e parë, duke iu referuar dy humbjeve radhazi në transfertë. I shqetësuar pas ndeshjes u shfaq edhe trajneri Galtier pasi ekipi i tij nuk prodhoi asgjë në këtë transfertën, goditën vetëm një herë kuadratin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close