Covid-19Lajme

Psikologët letër Manastirliut: Nisni sa më parë vaksinimin tonë, jemi të rrezikuar

Urdhri i Psikologut me anë të një letre i ka kërkuar drejtueses së Komitetit Teknik, Mira Rakacolli dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që të vaksinohen kundër Covid-19.

Në letrën drejtuar dy institucioneve, ata kërkojnë një vëmendje ndaj tyre që gjatë kësaj kohe e kanë ushtruar profesionin duke vendosur veten në rrezik infektimi për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë.

Me një arsyetim të drejtë, ata thonë se janë njëjtë të rrezikuar nga kontaktet me personat e infektuar, sikurse mësuesit apo punonjësit e shëndetësisë, ndërkohë që njoftojnë që në gjithë territorin e Shqipërisë rezultojnë të regjistruar rreth 1500 psikologë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: