Categories Lajme

Publikohen detaje të reja, politikania kurde u ekzekutua nga forcat e mbështetura nga Turqia

Përfaqësuesja kurde, Hevrin Khalaf u ekzekutua nga Ushtria Kombëtare Siriane të mbështetur nga Turqia, thuhet nga provat e reja të publikuara sëfundmi nga BBC në gjuhën arabe.

Sipas BBC politikania 34-vjeçare u vra nga grupi rebel Ahrar al-Sharqiya, i cili lufton për SNA.

Ajo është qëlluar 20 herë në një pritë në veri-lindje të Sirisë më 12 tetor të vitit 2019 gjatë një sulmi të udhëhequr nga Turqia për të shtyrë Njësitë e Mbrojtjes së Popullit kurd jashtë kufijve të saj.

Mbështetja e pretendimeve të bëra më parë nga Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët tregojnë se zonja Khalaf u nxor dhunshëm nga makina e saj gjatë një sulmi dhe u ekzekutua.

Automjeti i saj, i cili kishte dritare me xham antiplumbash, u qëllua nga Ahrar al-Sharqiya ndërsa po udhëtonte në autostradë.

Ndërsa shoferi i Hevrin, Farhad Ramadan, vdiq menjëherë në vend nga plumbat e marrë.

Ekzaminimet mjekësore treguan se të dy këmbët e Hevrin ishin thyer dhe se ajo ishte nënshtruar një sulmi të rëndë fizik.

Ndërkohë sipas BBC mësohet se qeveria turke, që përkrah Ushtrinë Kombëtare Siriane, nuk ka preferuar të reagojë apo jap ndonjë koment lidhur me detajet më të reja që lidhen me vrasjen barbare të udhëheqëses kurde.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME