
Gjatë muajit korrik-gusht në Shqipëri ka sjellë rritje të numrit të fluturimeve charter, kjo edhe për shkakun e pushuesve të huaj drejt vendit tonë por edhe të shqiptarëve kryesisht drejt Turqisë.
Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) ka publikuar të dhënat, ku tregon se fluturimet charter ishin mbizotëruese gjatë verës, e po ashtu ka treguar edhe kompanitë që kanë shënuar vonesa rekord.
Edhe pse “Blue Panorama” mbulon fluksin më të madh të udhëtarëve, kryeson me vonesat e nisjeve me mbi dy orë plot 19 herë.
Më pas renditet “Albawings” me 10 vonesa, e ndjekur nga “Ernest”, “Pegasus”, “Adria”, “Air Serbia”, “Austrian”. “Lufthansa”, “Turkish Airlines”, “Ëizz Air” dhe “Alitalia”.
Në vonesa përfshihet gjithashtu edhe anulimi i fluturimeve. Më poshtë grafikët.