Lajme

Publikohen emrat, ja kush janë kandidatët për kreun e ri të Këshillit Kombëtar të PD

Janë caktuar dy emrat që janë kandidatë për kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar të PD.

Në mbledhjen e kësaj të premteje, pak orë para mbledhjes së Këshillit, është vendosur që kandidatë do të jenë Edi Paloka dhe Eleina Qiraci.

Këta dy emra, priten të votohen nga anëtarët e tjerë të Këshillit, për të vendosur më pas edhe kreun e ri të këtij institucioni të rëndësishëm për PD.

Nga ana tjetër, vlen të përmendet se Paloka ka qenë edhe më parë kryetar Këshilli. Ai e ka mbajtur atë pozicion për disa muaj dhe u distancua më 11 dhjetor, ku mori pjesë në Kuvendin e PD të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close