Lajme

Publikohen pamjet nga aksidenti tragjik që u përfshi ambulanca, një i vdekur dhe 3 të plagosur

Një paciente 42-vjeçare e cila ishte nisur për në spitalin e Tiranës humbi jetën brenda ambulancës së spitalit të Krujës mbrëmjen e 27 nëntorit kur kjo e fundit u përfshi në një aksident me një tjetër mjet.  Këto janë pamjet e para që vijnë nga vendi i aksidentit, ku shihet ambulanca dhe makina që duket se janë përplasur fort me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Rinasit” dhe policia tha se në gjendje kritike për jetën ndodhet infermieri i ambulancës. Viktimat është identifikuar si Anila Bërdaku, ndërsa të plagosurit janë Arjan Balloku infermier dhe Ilir Shullazi, shoferi i autoambulancës.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër”, tha Policia.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e ‘Rinasit’, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close