Categories Lajme

Publikohen rregullat për lëvizjen në kufi mes Shqipërisë dhe Greqisë

Pandemia ndryshoi krejtesisht rregullat e levizjes mes Shqiperise dhe Greqise pasi kjo e fundit ka vendosur kufizime drastike per qytetaret shqiptare.

Për të hyrë në Greqi nga pika kufitare e Kakavisë janë në fuqi këto rregulla

1)Lejohen të hyjnë në Greqi

Qytetarët Grek
Qytetarë Shqiptarë me leje qëndrimi
Bashkeshortet e huaj te qytetareve Greke. Këto persona duhet të jenë të pajisur me çerftifikatë martesore ose çdo lloj dokumenti që vërtetojnë martesën. Sygjerojmë që të jetë me vete gjatë udhëtimit dhe bashkshorti Grek. KUJDES Bëhet fjalë vetëm për bashkshortët e qytetarëve grek JO ATYRE ME LEJE QENDRIMI
Fëmijët e mitur (nën 18 vjeç) të qytetarëve Grek Këto persona duhet të jenë të pajisur me çerftifikatë familjere ose çdo lloj dokumenti që vërtetojnë martesën. KUJDES Bëhet fjalë vetëm për fëmijët e qytetarëve grek JO ATYRE ME LEJE QENDRIMI,  Punëtorët sezonal të cilët disponojnë leje të posaçme (i ka dalë emri në Kakavi ose Kapshticë)

2)Nuk lejohen të hyjnë në Greqi, Qytetarë Shqiptarë me 90 ditore, Turistët shqiptarë me pasaportë
Qytetarë me pasaporta dhe leje qëndrimi nga shtete të tjera të Bashkimit Europian ose nga vëndet e treta. (Nga pika Kufitare e Kakavise)
Personat që lejohen të kalojnë në Greqi , për të kaluar duhet të kenë

Te kenë dokumentacion të vlefshëm (pasaportë leje qëndrimi etj)
Të kenë plotësuar PLF 24-72 orë para udhëtimit
Të kenë bërë të dy vaksinat dhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit. Personat në fjalë duhet të kenë me vete çertifikatë vaksinime nga autoritete shtetërore në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë, lloji i vaksinës, data e kryerjes së vaksinave

Në rast se nuk kanë vaksinë do duhen të ketë me vete test RT-PRC të bërë 24 deri në 72 orë përpara udhëtimit.
Ose nje vertetimi se personi e ka kaluar semundjen e Covid/diagnoze pozitive, nepermjet PCR ose rapid test te 2 deri 9 muajve me pare (parashikohet perzgjedhja gjate plotesimit te PLF). Ky vërtetim lëshohet nga autoritete shtetërore në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë
Personat që janë me vërtetim blu duhet të dërgojnë email tek ambasada greke në Tiranë.

Gjithashtu hiqet karantina e detyruar 14 ditore,  Nga pika kufitare e Kakavise lejohen te kalojne 400 veta ne dite. Kufiri do jet i hapur cdo dite nga ora 07.00 deri ne oren 19,00

Pika kufitare e Kapshticës punon 08.00 me 16.00 dhe lejohen të kalojnë vetëm punëtorët sezonal.

Në Kakavi do bëhen RAPID TEST rastësore.

Hyrja në Shqipëri Në Shqipëri kanë të drejtë të hyjnë të gjithë personat pa përjashtim.

Për të hyrë në Shqipëri, Nuk është e nevojshme të bëni test, Nuk plotësoni asnjë dokumentacion.
Nga data 25 Maj 2021 u hoq dhe detyrimi i plotësimit të PLF për udhëtime nga Greqia.
Personave që ju ka skaduar pasaporta kanë të drejtë të udhëtojnë, dhe në kthim të kenë me vete edhe pasaportën e re dhe të vjetrën. Nuk ka karantinë 14 ditore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME