Categories Lajme

Publikohet fotoja e 34-vjeçarit që u plagos në Shkodër

Është publikuar fotoja e 34-vjeçarit Viçens Piroli, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër (në fillim u raportua në Lezhë).

Mësohet se Piroli nuk është një emër i panjohur për policinë pasi ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në tetor të 2021, për shkak se akuzohej për vrasjen e një shtetasi malazez, Momçillo Gjurishiç.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Ulqin në lokalin e viktimës, më 4 korrik 2021. Kjo vrasje dyshohej se lidhej me një tjetër vrasje të ndodhur në 2017.

Ndërkohë në lidhje me plagosjen e sotme, policia dyshon se Piroli ka fshehur ngjarjen pasi mund t’i kthehet në akuzë. Ka qenë një kushëri i tij, i cili e ka dërguar fillimisht në Spitalin e Lezhës dhe më pas u nis drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Rrethanat e plagosjes janë të paqarta. Po ashtu i paqartë dhe kontradiktor ka qenë edhe vetë Piroli në dëshmitë paraprake.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME