Lajme

Publikohet fotoja, ja kush është 39-vjeçari që ekzekutoi Briken Sanajn te Kodra e Diellit

Personi që shini në foto është 39-vjeçari Vladimir (Valmir) Kola, autori i vrasjes së Briken Sanajt te vendi i quajtur Kodra e Diellit.

Kola është ndihmuar edhe nga dy shtetas kosovarë Gjelosh Krasniqi dhe Kened Antoni. Sipas policisë, Gjelosh Krasniqi, 49 vjeç akuzohet “Përkrahja e autorit të krimit”, ndërsa Kened Antoni 25 vjeç akuzohet për “Moskallëzim krimi”.

Kened Antoni i ka shitur automjetin e markës Mercedes Benz Gjelosh Krasniqi me date 24.10.2022 dhe po në këtë datë këta shtetas e kanë futur automjetin në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Vladimir (Valmir) Kolës, i cili e ka perdorur për realizimin e vrasjes së Briken Sanajt dhe më pas e ka braktisur dhe djegur në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, sëbashku me armën e krimit.

Për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë kryer kërkime, si dhe është bërë shpallja në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar i tyre dhe në bashkëpunim me policitë homogole, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close