Lajme

Publikohet fotoja/ Ky është Ilir Gjokaj i cili vrau 19 vjeçaren së bashku me gjyshen dhe la të plagosur babain e saj

Ky është Ilir Gjokaj, autori i vrasjes së 19 vjeçares Sheila Bakija dhe gjyshes së saj, ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe babai i viktimës.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë kur shtetasi Ilir Gjokaj shkoi në shtëpinë e të ndjerës duke hapur pasi kjo e fundit nuk kishte pranuar të kthehej me të pas ndarjes. Menjëherë pas ngjarjes, Ilir Gjokaj u arratis dhe ende nuk dihen informacione në lidhje me vendin se ku mund të jetë fshehur.

Por ndërkohë Fax News, ka arritur të sigurojë foton e tij, ndërsa pak orë më parë u publikua edhe dëshmia e Sheila Bakijës ku rrëfente se ishte kërcënuar nga ish i fejuari. Kjo nxorri në pah një skandal të organeve policore, pasi nuk ishte ndërmarrë asnjë masë për të bërë të mundur sigurinë e plotë të të resë që ndërroi jetë 2 ditë më parë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: