Categories Lajme

Publikohet letra/ “Në Turqi më rrezikohet jeta”, gylenisti i arrestuar në Rinas kërkon azil politik

Turku Selami Simsek, i cili u arrestua pak kohë më parë në aeroportin e Rinasit nga autoritetet shqiptare, pasi njihet si mbështetës i Fetullah Gylen, ka kërkuar azil politik në Shqipëri.

“News24” disponon kërkesën e firmosur prej tij, në të cilën shkruan ndër të tjera se në Turqi i rrezikohet jeta, pasi shteti atje e cilëson si gylenist.

“Këtë kërkesë e paraqes pranë zyrës së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, që të fillojë procedura në emrin tim sa më shpejt të jetë e mundur, për azil.

Këtë kërkesë e paraqes për shkak se në Turqi, shteti mendon që unë jam anëtar i Lëvizjes Gulen, dhe mendoj se atje mund t’i nënshtrohem veprimeve keqtrajtuese”, shkruan Simsek, në letrën drejtuar autoriteteve shqiptare.

Simsek u arrestua së bashku me mësuesin turk, Harun Çelik, pasi do të udhëtonin drejt Torontos, me vizë kanadeze të falsifikuar.

Mësuesi “gylenist”, Harun Çelik, u dëbua me forcë nga autoritetet shqiptare, ndërsa miku i tij, Simsek vijon përballjen me drejtësinë shqiptare, ku prej disa muajsh ndodhet në paraburgim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME