Categories Lajme

Publikohet protokolli/ Si të merrni leje për në plazh, kryeministri Rama publikon videon

Nëse deri më tani keni aplikuar në portalin shtetëror e-Albania për të marrë leje për të dalë me makinë, tani në këtë portal mund të aplikoni për në plazh. Do të jenë subjektet private ato që do ta ketë për detyrë të aplikojnë në portal. Kryeministri Edi Rama thotë se kjo bëhet për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit. “Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike”, e konsideron ai.

Postimi i plotë:

🟢 Në e-Albania 👉 https://e-albania.al/, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË SIGURI NË MBROJTJEN E SHËNDETIT DHE PËR TË MOS LEJUAR MË ZAPTIMIN E PLAZHEVE QË PËR 30 VJET U KA NXIRË PUSHIMET NJERËZVE TË KËTIJ VENDI

🟢 Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.

Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni📲

🟢 Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike

Ndiqni videon e mëposhtme me të gjitha sqarimet e nevojshme!👇

Zero kosto, zero ecejake, zero ryshfet!

Me https://e-albania.al/, sezon të mbarë turistik

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME