Lajme

Pukë, Shkëputet suvaja nga pallati 5-katësh i bie në kokë 40-vjeçarit

Shkëputja e një pjese suvatimi nga njeri prej pallateve të bllokut të 5-katsheve në hyrje të qytetit të Pukës për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një qytetari.

Mësohet se 40-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë si pasojë e shkëputjes së suvatimit nga pallati.

Ngritja e temperaturave dhe shkrirja e akullit që kishte mbuluar dhe fasadat ka sjellë rënien e një pjesë suvatimi edhe në pallatet e tjera të kësaj lagjeje.

Fasadat e bllokut të pesë katsheve në hyrje të Pukës janë lagja e vetme që nuk është ndërhyrë për rikonstruksionin. Banorët e zonës thonë se ndihen të kërcënuar nga kjo situatë problematike në lagjen e tyre.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close