Categories Lajme

Puna e parë që ka bërë Pipero, doktori rrëfim për jetën personale dhe njohjen me gruan e tij

Së fundmi mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, ka vendosur të rrëfejë një tjetër profil të tij, paksa të panjohur, atë të jetës së tij personale, jashtë bluzës së bardhë. E rrezikshme! Ekspertët e njohur botërorë tregojnë tre kategoritë e personave që nuk duhet të mbajnë maskë në fytyrë në mënyrë kategorike, ja çfarë shkakton
Pëllumb Pipero ka lindur në Skrapar më pas është transferuar në Vorë ku ka nisur të punojë që në moshë të vogël për të ndihmuar familjen dhe pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare nisi punë në fabrikën e tullave. Për disa vite rresht Pipero ka qënë punëtor i rregullt i turnit të tretë. Pas një viti stazhi pune, nisi studimet e larta për mjekësi në Tiranë, me shumë vështirësi, por me një bursë që ndihmoi të gjithë familjen asokohe.

Në vitin e tretë të studimeve të larta, Pipero humbi të ëmën kur ajo ishte vetëm 40 vjeç. Vëllai më i vogël ishte 5-6 vjeç. Babai nuk u martua më dhe të gjithë bashkë iu përkushtuan njëri-tjetrit. Pipero përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, është i martuar prej vitesh me bashkëshorten, Mimoza dhe janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Genarda dhe djalit Marios.

“Nëna na la shumë herët. Ka vdekur 40 vjeç, vëllai i vogël ishte 5-6 vjeç, babai nuk u martua më. Atë bursën që merrja e ndaja me të gjithë. Isha në vit të tretë në fakultet. Natën punoja në fabrikën e tullave në Vorë, ndërsa ditën ndiqja shkollën… Pasi mbarova studimet e larta me mesatare shumë të mirë, afro 9.9, u propozua që të më mbanin aty, por nuk funksionoi. Edhe asokohe duhej një referim…”, – kujton Pipero në emisionin “Rudina” Fill pas kësaj kohe, e kërkon mjek Spitali Ushtarak, në të cilin pak kohë më vonë do të njihte edhe njeriun e jetës së tij. Moza, sot bashkëshortja e mjekut, vazhdonte shkollën e mesme për infermieri, por në pushimet verore punonte në Spitalin Ushtarak: “Ishte shumë simpatike dhe shumë e shkathët…” – tregon Pipero pak i sikletosur.

Nuk e dinte që vetëm pak kohë më pas, do të largohej që aty për t’u transferuar në mjekun e një reparti ushtarak. Por tashmë me një peng: “Më çuan doktor në një repart ushtarak, por ishte një periudhë e keqe. Kalova në depresion. Halle të mëdha në familje, halle në jetën personale…”

Por do të kalonte kjo fazë e mjeku e gjeti veten sërish në Tiranë, ku do të krijonte familje. Sot, baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm dhe gjysh me nip e mbesë, Pipero ndihet i plotësuar: “Kam një familje të mrekullueshme. Ju më pyetët sa vite kam i martuar, por mua më duket sikur kam lindur me Mozën”, – thotë me të qeshur duke vijuar të flasë me adhurim për vajzën dhe djalin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME