Categories Lajme

“Punën keni bërë, s’keni pse shpërbleheni”, Fino i nxjerr ‘të palarat’ kryetares së KPA-së

Deputeti socialist Bashkim Fino është treguar kritik ndaj kryetares së Kolegjit të Posatçëm të Apelimit (KPA) Albana Shtylla, teksa diskutohej lidhur me projektbuxhetin e vitit 2021 në Komisionin e Ligjeve. Shkak për debatet është bërë kërkesa e KPA për të kërkuar shtim te strukturës në këshilltar dhe burime njerëzore, që sipas Finos është e papranueshme, sa kohë që këtij institucioni të drejtësisë i është dhënë një mbështetje e jashtëzakonshme financiare nga ana e qeverisë. Fino iu drejtuar Shtyllës duke i përmendur pagën e saj prej 463 mijë lekësh të reja, që është shumë më e lartë se ajo e kryeministrit dhe presidentit, dhe sipas tij nuk mund të ketë shpërblime mbi këtë pagë.

Një tjetër pikë e cila u kritikua nga Fino, ishte kërkesa e KPA-së ndaj Ministrisë së Financave, që kryetaret që largohen nga drejtimi i këtij institucioni, dhe që vazhdojnë punën si anëtare, të marrin diferencën e pagës për dy vite, duke e zgjatur praktikisht në 5 vite pagën e tyre si kryetare. “Mendoj dhe jam shumë i bindur që nëse do të vendosesha në krye të strukturës edhe unë do të kërkoja ndryshime, por kjo nuk mund të pranohet. Vlerësimet për punën tuaj janë të jashtëzakonshme, aq sa nuk merr as presidenti dhe as kryeministri, ju thoni që ne nuk pyesim për qeveri, nuk pyesim për njeri, se i vendosni vetë gjyqtarët, dhe sa do të jenë shtesat e vështirësisë.

Ju e dini që ligji i Buxhetit kalon në Kuvend, nuk është si ligjet e tjera, sepse doni nuk doni ju e njihni qeverinë. Ligji për Buxhetin është më i rëndësishëm se çdo ligj tjetër, që mund të çojë dhe në rrëzimin e një qeverie. Edhe diçka tjetër shumë interesante, nuk dua të merrem me pagat tuaja, merrni 463 mijë lekë të tjera ju si kryetare e KPA. Ju paskeni kërkuar te Ministria e Financave, që kur ikën një kryetare, ajo është anëtare, ndërsa ju thoni që ajo kryetarja që ikën të marrë dy paga shpërblim, dhe për 2 vite të tjera ajo të marrë diferencën e pagës nga kryetare në anëtare. Kjo është absurde zoti kryetar, nuk mund të ketë shpërblime mbi pagat, punën e saj ka bërë, çfarë do të thotë kjo, do të thotë që ne paguajmë dy herë një kryetar të KPA.

Mua këto me duken shpenzime shumë të tepërta, kjo nuk duhet ta kalojë masën në asnjë mënyrë. Në çdo buxhet ju kërkoni më shumë paga, dhe sa herë që bëhen raportet për punën, ju na thoni që na duhen më shumë para, dhe më shumë punonjës. Duhet të kontrollohen nga KLSH, në rast se merren më shumë para. Qeveria po zgjidh dhe çështjen e pensionit tuaj të posaçëm, që do e merrni duke u bazuar në pagën e presidentit të Republikës. Të gjitha fondet që u janë dhënë ju si KPA janë mëse të mjaftueshme për kryerjen e punës, unë nuk jam fare dakord për shtimin e numrit të këshilltarëve dhe punonjësve të tjerë të administratës, 43 persona janë mëse të mjaftueshëm”, u shpreh Fino në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve.

Ndërkohë, në kryetarja e KPA Albana Shtylla u shpreh se institucioni që ajo drejton nuk ka kryer asnjëherë shpenzime të tepërta. “Organet do zbatojnë ligjin dhe jo intepretimin e njerëzve që për mua duhet të jenë të lidhura me dispozitat ligjore. Kolegji ka qenë jashtëzakonisht i përgjegjshëm me shpenzimet. Asnjëherë nuk ka pasur shpenzime të tepërta. Ne s’kemi tre vite që marrim vendime. Vendimi i parë është i qershorit 2018. Dhe gjatë periudhës së pandemisë kemi punuar dhe sapo jemi kthyer në punë kemi dhënë 20 vendime. Dhe atë shpërblimin që na i përmendni përherë kur vijmë në Komision, nuk i jepet Albanës ajo”, ka thënë kryetarja e KPA Albana Shtylla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME