Categories Lajme

Punësim në Gjermani/ “Perla” merr paratë dhe zhduket. Si ranë pre e mashtrimit kushërinjtë

Dy kushërinj janë mashtruar nga Verjana Gega e “Perla Agency”. Bëhet fjalë për një agjenci udhëtimi në dukje, që ka shpallur një njoftim për vende pune me kontratë në shtetin gjerman, në profilin e ndërtimit, në vitin 2018. verjana-gega1

Emiljan Vrapi së pari u interesua dhe i dha zonjës Gega 1800 euro, ndërsa ajo i premtoi, se do ta ndihmonte atë të lidhte një kontratë pune. Nëse nuk do ta fitonte vendin e punës apo të drejtën për vizë, Verjana Gega premtoi kthimin e shumës. Por kjo nuk ndodhi. Aplikimi iu refuzua Emiljanit, mirëpo Gega nuk ia ktheu kurrë paratë.

“Rastësisht pashë një njoftim në Facebook për punësim në Gjermani, fola me zonjën. Si kontratë pune më tha shkon në 1800 Euro, pagova lekët. Kur pagova 1800 Eurot më tha se nëse të del viza negative të kthehen lekët mbrapsht. “Perla Agency” ishte zyra. Nuk arrita dot ta fitoja kontratën për arsye siç më thoshte kjo nuk është përgjigjur pronari i firmës në telefon që ka firmën në Gjermani. Bëra ankimimin asnjë lloj përgjigje. Dërgova email-in në ambasadë më thanë që në sistem të ambasadës nuk je fare. Më ka mbajtur me shpresa, deri më sot u bënë 3 vite. I kam kërkuar paratë, ajo thotë nuk i marr dot nga firma që t’i kthej sepse dokumentet janë në ambasadë”, tha Emiljan Vrapi.

Verjana i ka thënë të riut se ka pasur bashkëshortin rëndë me Covid e më pas babain.

“Ajo bënte se kishte besim tek unë”, tha i riu.

Mirëpo më vonë, pre e mashtrimit bie edhe kushëriri i Emiljanit, Alban Kodra. Ai pagoi 1650 euro dhe nuk vajti në Gjermani e nuk mori paratë.

“Viktimë e kësaj rashë edhe unë. Donte një punonjës shtesë që grupi t’u bënte më shpejt që të iknim të gjithë si grup sa më shpejt. Kërkoi pagesën 1650 Euro kam paguar dhe më dha një afat kohor 3-mujor. Nëse nuk do dilte viza do më kthente pagesën mbrapsht. Njoftoi kushëriri që donte një punonjës agjencia. Aty kontaktova vetë me zonjën. Bëra pagesën dhe më dha një mandat.

Ajo shmanget nga kjo gjë, jo kam probleme, jo kam burrin me Covid, jo kam lindur një vajzë. Se sa reale janë nuk e dimë. E kam takuar edhe njëherë tjetër në një zyrë në zonën e Pazarit të Ri. Në zonën e Astirit ka dalë që është me qira. I bëj thirrje zonjës Verjana të më kthejë lekët mbrapsht se ato lekë i kam marrë borxh tek i afërmi im. I pata premtuar dhe atij se do ia kthej shpejt lekët se ashtu na pati premtuar ajo zonja”, tregoi i riu.

Ajo detyrohet të pranojë, se paratë i ka shpenzuar për arsye shëndetësore, por do të marrë kredi, që t’i shlyejë.

“Unë do mundohen dhe do bëj të pamundurën, që sa më shpejt të t’i dërgoj, sepse halli, që m’i ra burrit, që ka qenë në një gjendje të rëndë, që nuk e di, Zoti i madh e ka kthyer në jetë. Aq rëndë sa ka qenë ai, nuk e di dhe nuk kam fjalë ta them dhe ta përshkruaj. Unë nuk kam mundësi në këtë moment, sepse unë i kam shpenzuar, dua të jem e sinqertë, nuk pata asnjë lloj të ardhure tjetër, sepse tërë këtë kohë kam qenë edhe pa punë prej pandemisë, që ra dhe nuk pata, dhe kur është njeriu më i dashur dhe më i shtrenjtë, të jetë në atë gjendje, që e kisha unë atë, edhe gjakun e trupit do e shisja, për mos i munguar asnjë lloj ilaçi, asnjë lloj gjëje.

Të lutem, të më japësh edhe pak mundësi, edhe pse mund të jetë shfrytëzuar çdo lloj gjëje, që mund të jetë shfrytëzuar, që unë t’i bëj dhe mund të t’i jap! Do mundohem të marr një kredi, shpejt e shpejt tani. M’i kanë dërguar ata të firmës, nuk të gënjej, m’i kanë sjellë, i kam shpenzuar, sepse të mendosh se më shumë se 90 ditë, e kam patur burrin në intubim, me ilaçe, që kanë qenë tepër, tepër, tepër të shtrenjta, që nuk kam patur asnjë lloj mundësie, që t’i paguaja”, shprehet Gega.

Në një tjetër komunikim ajo pretendon se ka pasur të sëmurë babain.

“Kam që të shtunën, që kam ikur me urgjencë, rreth orës 14:00, e deri më tani që jemi duke folur bashkë, kam qenë në Berat dhe jam në Berat, nëse do, mund të ta dërgoj edhe me “lokacion”, që ta shohësh edhe vetë, sepse unë minimumi, gjënë kryesore kam sinqeritetin dhe pastërtinë me personat e tjerë. Nuk kam mundur dot të të përgjigjem, sepse kam patur tim atë shumë rëndë, dhe të mendosh, që mund të jenë 20 a 30 të tjerë, që mund të më marrin dhe unë nuk kam patur mundësi të përgjigjem.

Këto dy ditë i kam patur shumë stresuese, sepse tim atë e kam patur realisht shumë keq. Kur të shkoj në Tiranë, gjëja e parë, që do bëj është që të jem në komunikim fiks me ju. Mos e ki merak për këtë pjesë. Një gjë të jesh i bindur: Ne kemi dëshirën dhe do ta mbyllim punën sic duhet, por në rast se ndodh e kundërta, detyrimi merret mbrapsht dhe kaq”, u shpreh ajo. /TvKlan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME