Categories Lajme

PUNËTORË KA, POR PRONARËT NUK PAGUAJNË “Paguhemi sa një shazllon plazhi!”

Nga Emiljan Kita/ Kur isha 17 vjeç shkova në Greqi të punoja dhe pashë se si mijëra shqiptarë skllavërohen nëpër serat greke për 25€. Mbaj mend se nga lodhja kisha rënë shumë në peshë. Nisur nga kjo eksperiencë e hidhur vëndosa të mos punoja më kurrë në Greqi, dhe ashtu ndodhi.

U ktheva në punëtor sezonal. Prej 7 vitesh kam punuar në Shëngjin gjatë sezonit të verës. Kryesisht kam punuar në sektorin e shërbimit, pasi aty gjenden të ardhurat më të larta, që më mundësojnë vazhdimin e shkollës në Tiranë.

Kishte ditë që punoja 15 orë, trupi këputej nga lodhja e këmbët bëheshin gjak. Pandemia bëri që unë të fitoja më pak në sezon, bursa e ekselencës më ndihmoi, por sërish u detyrova të filloj punë në Tiranë.

E ç’punë të ofron Tirana? Sigurisht që Call Center! Që tani kam nisur të kem probleme me dëgjimin, përqëndrimin dhe kujtesën. Këtyre u shtohet dhimbja e qafës dhe shtyllës kurrizore. Sapo të lë punën që po bëj, nuk do të punoj më kurrë në Call Center se e di që lekët e marra aty do më bëhen ilaçe.

Kam vëndosur që kurrë mos të punoj në sezon më shumë se 8 orë. Kur dëgjoj pronarët që çahen nëpër televizione se nuk kanë punëtorë, më mblidhet një mllef i madh sa nuk e di si të shpërthej. Ne paguhemi sa 4 makiato që shesin ata.

Duke bërë “me çfarë mund tu shërbej” dhe “pronto, pronto”, gjatë studimeve apo të diplomuar në profile të ndryshme, punëtorët sezonal dhe sektori call center janë të paorganizuar, keqpaguar dhe pa prespektivë për të ardhmen.

Aktualisht nuk e di as vetë se çfarë do bëj gjatë verës, por ju bëj thirrje të gjithë të rinjëve që kanë vëndosur të punojnë në sezon:

1- Mos punoni mbi 8 orë. 2- Kërkoni një ditë pushim në javë që dhe ju të futeni një ditë në det. 3- Kërkojeni rrogën në kohë, pasi shumë puntorëve nuk jua japin në fund.

4- Nëse pronari është arrogant dhe nuk ju respekton punën, ikni sa më parë nga aty. 5- Mos harroni se pronarët kanë më shumë nevojë për ju, se ju për ata.

6- Mos e lini shkollën pas dore. (Është mundësi shpëtimi nga puna që aktualisht po kërkoni). 7- Merrni leje nëse jeni sëmurë, pasi shëndeti është përpara të gjithave.

8- Mos pranoni që puna juaj të paguhet pak. 9- Mos u zini punëtori me punëtorin, pasi fuqia jonë buron nga bashkimi. (Nëse njëri nga ju kërcënohet nga pronari dhe të gjithë punëtorët bashkë me ty i lenë punën, ai falimenton) 10- Lexoni mbi sindikalizimin dhe të drejtat në pune.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME