E premte, 19 Prill 2024
Categories Lajme

Punëtorët e huaj në Shqipëri, ISP: Nuk i garantohen të drejtat

Në janar 2020 qeveria hartoi një paketë ndryshimesh në legjislacionin për të huajt në Shqipëri, me synimin liberalizimin e kritereve për thirrjen e fuqisë punëtore nga vende të tjera, kryesisht nga vende të treta në Azi apo Afrikë.

Nevoja për punëtorë nga jashtë u theksua nga kryeministri Edi Rama edhe për fazën e “rindërtimit”  pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit 2019.

Por a i garantohet një punëtori të huaj të drejtat e tij? Sipas Institutit të Studimeve Politike, kjo nuk ndodh, pasi këto të drejta nuk garantohen as për punonjësit shqiptarë.

Instituti i Studimeve Politike – ISP

Në nëntor-dhjetor 2019 disa kompani të njohura të biznesit (ndërtim, miniera, infrastrukturë) bënë thirrje për hapjen e tregut të punës për forca punëtore nga vende të treta, kryesisht nga vende me nivel varfërie e nevoje më të lartë sesa Shqipëria. Kërkesat e tyre erdhën në kohën kur të dhënat e INSTAT tregonin se papunësia në Shqipëri për moshën 16-29 vjeç ishte 20.6% për burrat dhe 22.4% për gratë, ndërsa për moshën 30-64 vjeç papunësia ishte 8% për secilën gjini. Kjo do të thoshte se së paku 1 në 5 të rinj nën 30 vjeç ishin të papunë, moshë që përbën forcën kryesore dhe pjesën më të madhe të popullsisë në Shqipëri.

Në përgjigje të këtyre treguesve (të cilët, për shkak të natyrës së kontrolluar politike të INSTAT pranohet gjerësisht se janë shifra shumë më të vogla sesa gjendja reale) pritej të kishte programe punësimi, platforma ekonomike dhe ide konkrete për ndryshimin e gjendjes, uljen e papunësisë dhe krijimin e një perspektive për grupmoshat në varfëri për shkak të papunësisë të vazhdueshme. Nuk ndodhi as njëra dhe as tjetra, por në janar 2020 qeveria hartoi një paketë ndryshimesh në legjislacionin për të huajt në Shqipëri, me synimin liberalizimin e kritereve për thirrjen e fuqisë punëtore nga vende të tjera, kryesisht nga vende të treta në Azi apo Afrikë. Ligji kaloi në parlament në javën e dytë të muajit shkurt 2020. Miratimi i tij u shoqërua me disa deklarime politike të drejtuesve më të lartë të qeverisë (kryeministrit) dhe bashkive (Durrës) për nevojën e fuqisë punëtore të huaj në fazën e “rindërtimit” pas dëmtimeve nga tërmeti i nëntorit 2019. Premtimet e tyre të pambajtura elektorale kanë qenë hapja e vendeve të reja të punës për qytetarët shqiptarë, jo për qytetarët e vendeve të tjera në Shqipëri. Teza se “shqiptarët rrinë në kafene sepse kanë studiuar juridik dhe nuk duan të punojnë” është populiste dhe jo etike. Asnjë vend serioz, sidomos një vend në nevojë jetike për kulturë juridike, nuk ka luksin që diplomat e juridikut t’i konvertojë në punëtorë ndërtimi edhe nëse ato nuk janë diploma cilësore. Fushata dhe premtimet 2014-2016 për arsimin profesional rezultuan të pasuksesshme dhe ndaj retorika e saj është braktisur/harruar. Ndërkohë, tabela tregon kurbën e lejeve të punës për prurje kryesisht nga vende të treta gjatë 5-6 viteve të fundit. Aktualisht janë rreth 16 mijë shifër më e lartë sesa numri i banorëve të dy bashkive të marra së bashku, Libohovë e Pustec, ose më e lartë sesa numri i banorëve të secilës prej pesë bashkive Fushë Arrës, Këlcyrë, Konispol, Pukë dhe Tepelenë.

Në intervista dhe fokus grupe me grupe interesi, sipërmarrës dhe sindikaliste, pothuajse nga të gjithë pranohet fakti se punësimi i të huajve nuk lidhet realisht me mungesën e fuqisë punëtore në Shqipëri, por me tiparet e punësimit të përkohshëm të huaj, – pamundësia e tyre për krijim sindikate dhe organizimi, pagesa e tyre në kuota minimale, informaliteti në kontratat e tyre, mundësia e përfitimit të fondeve shtetërore dhe kontinentale shtesë nga kompanitë e punësimit, etj. Fuqia punëtore cilësore e profesionale nuk zgjedh tregun shqiptar, por tregje të tjera më të qëndrueshme evropiane. Në tregun shqiptar vijnë fuqi punëtorë që nuk mund të kenë sukses në tregun evropian dhe amerikan.

Në këtë debat ka edhe një pyetje thelbësore që lidhet me shtetin e së drejtës dhe standardet e pretenduara të demokracisë: cili është mekanizmi që Shqipëria ofron për të mbrojtur të drejtat e punonjësve të huaj në Shqipëri? Rreth dy vjet më parë 3 minatorë të huaj humbën jetën në Shqipëri, operacioni për nxjerrjen e tyre zgjati disa ditë dhe ngjarja e jashtëzakonshme nuk bëri headline në media, nuk pati hetime, kompensime dhe as reagime institucionale. Ky ishte një rast tipik i mënyrës sesi (keq)trajtohen punonjësit e huaj në Shqipëri, sidomos ata që vijnë nga vende jashtë hartës së BE-së. Legjislacioni i ri premton të krijojë praktika më transparente, por nuk ofron asnjë mekanizëm të tillë. Punonjësi shqiptar në një vend të BE-së trajtohet sipas legjislacionit të vendit përkatës, me siguracion pune dhe trajtim mjekësor, me leje vjetore dhe me dokumente të rregullta me të drejta të barabarta ligjore me qytetarët e tjerë të BE-së. Në Shqipëri këto të drejta nuk garantohen as për punonjësit shqiptarë. Për shembull, mbi 35% e punonjësve në mediat kryesore televizive nuk marrin rrogë të rregullt mujore dhe nuk janë me siguracione, ndërkohë që në vend kemi një grevë disa ditore të punonjësve që kërkojnë rrogat e munguara të vitit 2019, – dy tregues se Shqipëria nuk vuan për punëtorë, por nuk ka treg pune profesional dhe as nuk respekton të drejtat e punës. Në këto rrethana vetëm mund të imagjinohet se këto të drejta për punonjësit e huaj as që do merren në konsideratë. Kjo është një arsye tjetër e fortë për të mbetur skeptikë për nismën e re për hapje ndaj fuqisë punëtore nga vendet e treta, ndërkohë që fuqia jonë cilësore punëtore vijon të emigrojë në BE. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME

Zbuloni më tepër nga Vlora News

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin