Categories Lajme

Punime intensive për transformimin sa më parë të sheshit “Shqiponja”

Punimet në sheshin “Shqiponja”, pjesë e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës, po vijojnë me ritme të shpejta, për të bërë të mundur përfundimin në një kohë sa më të shpejtë të kësaj vepre, e cila do të lehtësojnë ndjeshëm trafikun në kryeqytet. Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga punimet që po kryhen për transformimin e sheshit “Shqiponja” duke theksuar se deri tani janë realizuar 25% e punimeve fizike.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje të punimeve për transformimin sa më parë të sheshit “Shqiponja”, një vepër e shumëpritur dhe e domosdoshme për kryeqytetin, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet kryeministri Rama.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e galerive nëntokësore tip box 3 dhe 4, ndërsa parashikohet që në fund të muajit gusht të nisë puna për fazën e tretë. Gjatë periudhës nga muaji tetor, deri në muajin prill, ku u intensifikuan punimet, janë shpronësuar rreth 202 pasuri, nga të cilat 77 kanë qenë objekte me certifikata pronësie.

Ndërsa po punohet intensivisht çdo ditë 24 orë në 7 ditë të javës, ka nisur edhe planifikimi për dy lotet e tjera. Projekti i Unazës së Tiranës synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve që hyjnë e dalin nga kryeqyteti, por edhe të përmirësojë edhe pamjen e një prej nyjave më të rëndësishme dhe zonës rreth saj. Ky objekt është parashikuar të ndërtohet në 5 faza. Në fund të muajit gusht pritet të përfundojnë punimet në dy fazat e para dhe të nisë puna për fazën e tretë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME