Lajme

Punimet me vekë, Mimoza Rata qëndis duke ruajtur traditën e të parëve

Punimin në vekë e mësoi që në moshën 18-vjeçare, ndërsa sot, renditet si një ndër artizanet më të reja të qytetit të Kukësit e fokusuar në përsosjen e veshjeve popullore. Mimoza Rata, tregon se të punuarin në vekë e mësoi nga gjyshja dhe nëna e saj. Veçantia e të punuarit nga Mimoza është se ajo çdo detaj e realizon me punime dore, për të ruajtur çdo detaj të kostumeve popullore.

Jam rritur me këtë punë dhe e kam trashëguar nga familja ime, e kam me shumë dëshirë që të merrem me këtë, më pëlqen tradita, më pëlqejnë punimet artistike”, thotë Mimoza Rata.

Mimoza rrëfen se kostumet e punuara nga duart e saj preferohen tepër nga turistët vendas e të huaj.

Në Amerikë, në Angli më shumë Amerika dhe Anglia që mi kanë bërë kërkesat, tirqet e traditës, tirqet e Lumes, tirqet e Hasit, secila ka nga një domethënie sepse kanë dallime”, thotë Mimoza.

Punët e dorës së grave  janë ato që më së shumti I kanë rezistuar kohës deri në ditët e sotme, duke ruajtur me fanatizëm edhe identitetin e kulturën kukësiane.

Gazetare: Sh. Elezaj

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close