Dy predha të cilat dyshohen se i përkasin Luftës së Dytë Botërore, janë zbuluar mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës.
Menjëherë është njoftuar policia e cila ka ngritur perimetër sigurie. Më pas është bërë e mundur zhvendosja e tyre, për të larguar rrezikun. Zbulimi i sotëm vjen vetëm pak ditë pasi në të njëjtin vend u gjetën 15 predha të tilla.