Categories Lajme

Punimet në Unazën e Re, Rethrrotullimi do të eliminohet, ja si do funksionojë lëvizja

Ndryshim në qarkullimin e qytetarëve në Unazën e Re. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi pasditen e sotme se do të eliminohet një nga rrethrrotullimet më të përdorura tek Astiri. “Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se:

Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të ‘Ozone’ (Astir) do të eliminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës ‘Teodor Keko’ do të vijojë pa kryqëzim në nivel. Aksesimi i bulevardit ‘Migjeni’ do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes Sheshi ‘Shqiponja’ Pallati me Shigjeta’. Aksesimi i Unazës nga bulevardi ‘Migjeni’ do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.

ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të ‘Sheshit Shqiponja’. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!”, deklaron ARRSH.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME