Sot, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Shefi i Komisariatit Vlorë i ka dorëzuar Inspektor Flamur Breshanaj, “Certifikatën për shërbime të dalluara”, akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Punonjësi i Policisë Flamur Breshanaj është vlerësuar më certifikatë, me rastin e daljes në pension, pas një karriere rreth 40-vjeçare në strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.