Categories Lajme

Punonjësi i pyjores rrezikon jetën mes flakëve në pyllin e Gjorgosit

Lufta për të shuar flakët në pyllin e Gjorgosit ka rrezikuar edhe jetën e punonjësve të ndërmarrjes pyjore, të cilët prej orësh po punojnë me mjete rrethanore, lopata e pompa uji për të shuar zjarrin.

Mësohet se Punonjësi i Pyjores Patos, Rauf Muskaj është shpëtuar nga Shërbimi Zjarrfikes Patos pasi ishte izoluar mes tymit dhe flakëve. Fatmirësisht pas dhënies së ndihmës së parë ai nuk paraqet probleme të mëdha shendetesore.

Prej paradites së sotme flakët u rindezën sërish në pyllin e Gjorgosit, ndërsa lufta me flakët është e ashpër, kjo edhe për faktin e terrenit të thyer. Zjarri favorizohet nga era dhe temperaturat e larta. Për herë të dytë brenda pak ditesh flakët djegin pishat disa vjeçare të Gjorgosit ndërsa ende nuk dihet shkaku i tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME