Categories Lajme

Punonjësit e inceneratorit të Fierit sërish në protestë: Kemi katër muaj pa rroga

Punonjësit e inceneratorit të Fierit janë ngritur sërish në protestë mëngjesin e kësaj të enjteje. Ata kanë katër muaj pa marrë pagat.

Inceneratori është sekuestruar nga SPAK për shkak të hetimeve dhe është vendosur një administrator nga shteti. Ky ndryshim ka lënë katër muaj pa paga punonjësit.

Ata thonë se janë gënjyer përsëri, pasi dje ishte afati i fundit që iu ishte thënë se do të likuidoheshin. Punonjësit kanë bllokuar hyrjen e inceneratorit dhe nuk lejojnë që të futen mjetet me mbetje, ndërsa thonë se protesta do të vazhdojë.

“Protesta do të vazhdojë derisa ata të likuidojnë rrogat. Nuk thotë njeri nuk ka lekë. Na gënjyen prapë. Të mërkurën tha ai do t’ju likuidojmë. Dita e fundit ishte dje. Ndërsa dje telefonat janë mbyllur”, thotë një prej tyre.

Prej disa muajsh SPAK ka nisur hetimet për kompanitë që fituan koncesionet e inceneratorëve në vend.

Të arrestuar dhe në hetim për impiantin e mbetjeve në Fier janë ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretari i ministrisë, Alqi Bllako dhe ish-kryetari i Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi. Ish zyrtarët dyshohet se kanë favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit.

Referuar hetimit, ata i kanë paraqitur dokumente të falsifikuara qeverisë për shpronësimin e truallit ku u ndërtua inceneratori duke shkaktuar një dëm afro 16 milionë lekësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME