fbpx
Lajme

Punonte në doganën e Qafë Thanës, efektivi që humbi jetën sot nga Covid kishte humbur të birin 6 vite më parë…

Një mësuese muzike ndërroi jetë këtë të mërkurë në spitalin Covid në Tiranë, e pak orë më vonë edhe vëllai i saj. Irena dhe Agron Bajlozi ishin të infektuar me Covid-19 dhe përkeqësimi i gjendjes shëndetësore i kishte detyruar mjekët t’i shtronin në spital, por nuk e fituan dot betejën me këtë sëmundje.

Tragjedia që pllakosi sot këtë familje vjen pas asaj të disa viteve më parë, ku Agron Bajlozi kishte humbur djalin e tij adoleshent në atë kohë.

Agron Bajlozi, është babai i Serdi Bajlozi, i cili ishte vetëm 17 vjeç kur u qellua gabimisht dhe humbi jeten në 28 korrik të vitit 2013, në Vlorë, ku ishte me pushime tek halla e tij.

Në këtë ngjarje, që ndodhi pas një sherri banal, humben jeten edhe dy shtetas të tjerë.

Agron Bajlozi punonte si efektiv i Policisë kufitare ne Qafë Thanë, ku edhe dyshohet se ishte infektuar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button