Categories Lajme

Punonte në qendër masazhi në Tiranë, e reja: E lashë se klientët më kërkonin favore edhe jashtë, i takoja kur dilja…

Nuk kanë qenë të pakta herët kur vajza të reja janë kapur duke shitur trupin e tyre klientëve në qendrat e masazhit.

Një 28 vjeçare e cila ka punuar aty ka treguar sot historinë e saj, duke ruajtur anonimitetin në “Shqipëria live”. “U futa ty, dhe pastaj mezi dola. Unë kam studiuar për psikologji, doja punë por ishte shumë e vështirë. Duke kërkuar punë, në fillim ishte një intervistë e thjeshtë, më thanë do të mësohesh.

Pas disa ditësh kuptova si funksiononte. Rroga bazë ishte 300, por nëse bënim shërbime shtesë (favore se ksuale) paguhemi më shumë, jam paguar deri në treçerekun e rrogës vetëm për një herë me një klient”.

Ajo tregon se pronarja e qendrës së masazhit ishte në dijeni se çfarë ndodhte. “Menaxherja, pronarja ishte në dijeni, klientët prandaj vinin aty se e dinin.

Unë kam qenë e detyruar, kam vazhduar kështu për 6 muaj. Aty ishin goxha vajza dhe ndërroheshin shpesh. Mund të kenë qenë rreth moshës 21-25 vjeçe. Kishte vajza që ishin shumë të kënaqura me punën, as që e mendonin të largoheshin”.

Më vonë, vajza rrëfen se donte të largohej sepse klientët i kërkonin favore te njejta edhe jashtë punës. “Ka qenë shumë e vështirë të shkëputesha, por nuk vazhdoja dot më. Kisha turp të dilja se ndeshesha me ata njerëz, më kërkonin gjëra edhe jashtë pune. Ka pasur shumë që donin kontakte edhe jashjtë, disa më flisnin ashpër, të impononin sepse mendonim se ishim të gatshme të bënim çdo gjë. Prindërve nuk u thashë kurrë dhe kisha frikë mos e kuptonin”.

Në fund bën një apel për të gjitha vajzat. “Këtë punë nuk do t’ia rekomandoja askujt. Të mos bëhen pre e mendimeve se nuk ka më një zgjidhje, të ndjekin ëndrrat dhe të mos bien pre e këtyre punëve”. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME