Lajme

Punonte si doganier në Durrës, ekstradohet drejt Italisë “boss”-i

Është ekstraduar drejt Italisë Julian Mandija, tr afikanti shqiptar i d rogës i a rrestuar pak javë në Durrës, ku punonte si doganier. Mediat bëjnë me dije se ai mbërriti në aeroportin e Fiumicino-s i shoqëruar nga Interpol mëngjesin e djeshëm dhe tashmë ndodhet në një burg në Lazio.

Tr afikanti shqiptar u kap në një lagje të Durrësit teksa po shkonte në punë në port ku punonte si doganier, ndonëse shteti italian e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si një nga bosët më të mëdhenj të t rafikut të d rogës me Shqipërisë dhe Italisë.

Prokurori publik i L’Aquila kishte kërkuar 7 vjet e 4 muaj b urg për Mandijën në vitin 2015. Shqiptari me origjinë nga Durrësi që jetonte në provincën e Pordenones në Itali ishte kthyer në Shqipëri ku punonte si doganier. Ai akuzohet se kishte ndërtuar një rrjet të t rafikut ndërkombëtar të kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë që prej vitit 2002. Ai bashkëpunonte me drejtues të grupeve kriminale për prodhimin, trafikimin dhe mbajtjen e l ëndëve n arkotike, të ndarë në disa zona, kryesisht në bregdetin e Marche dhe Bologna. Njësitë h etimore me përdorimin e teknologjive të avancuara, fillimisht lokalizuan zonën ku lëvizte Mandija për të organizuar më pas operacionin për arrestimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close