Categories Lajme

Pushime në Vlorë/ Çfarë kërkojnë të huajt në Shqipëri

Çmimet konkurruese që ofron Shqipëria krahasuar me ato te rajonit për pushimet me kamper vijojnë  dhe këtë vit të tërheqin turistë të ndryshëm nga vende të Europës , si Irlanda, Gjermania. Italia e Polonia. Vlora dhe jugu i Shqipërisë tërheq jo vetëm pushuesit të cilët e kanë vizituar më parë Shqipërinë por dhe pushues të rinj.

Arsyet janë çmimet e arsyeshme dhe bukuritë natyrore. Mes pushuesve me kampera gjejmë pushues të cilët prej vitesh vijnë në Shqipëri, por dhe pushues të cilët  pavarësisht komenteve negative kanë guxuar ta eksplorojnë dhe shijojnë Shqipërinë me syrin e tyre.

 “Unë jam Markes dhe hoqa dorë nga puna për të shijuar jugun e Evropes, dhe ndodhem me familjen time në Shqipëri dhe është një nga ndalesat që kishim planifikuar. Na pëlqen natyra dhe të eksploroj gjëra të reja”.

“Emri im është  Xherald vi nga jugu i Irlandes. Pas covid dhe dy vitesh i mbyllur në shtëpi vendosa të provoj këto lloj pushimesh. Miqtë e mi më penguan të vija, pasi sipas tyre Shqipëria nuk është vend i sigurt, por unë vendosa ta shikoj këtë me syrin tim dhe ja ku jam. Prej dy javësh ndodhem këtu dhe më pëlqen shumë. Çmime të lira krahasuar me Kroacinë. Jemi bërë si një familje  dhe shijojmë çdo mbrëmje ushqim, pije dhe krijomë kontakte të reja”.

Qyteti i Vlorës dhe shtrirja  gjeografike e saj ofron shume mundësi për çdo lloj pushimesh në çdo sezon. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME