fbpx
Lajme

”Pushimet do i merrni në Shtator”, Lleshaj urdhër prefektëve: Ja ç’duhet të bëni për lirimin e Bashkive

Ka përfunduar takimi i ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj me prefektët, ku u diskutua mbi konstituimin e organeve të qeverisjes vendore. Në fundin e këtij takimi, Lleshaj u shpreh se ekziston rrisku i shkrirjes së një sërë institucioneve, ndërsa shtoi se do të ishte dinjitoze që lirimi i zyrave të Bashkive të bëhej pa dhunë.

Lleshaj urdhëroi që strukturat e prefekturave të jenë në punë dhe në muajin Gusht, ndërsa pushimet do t’i marrin në muajin shtator.

“Punonjësit e administratës duhet të angazhohen maksimalisht për të përmbushur detyrat e tyre dhe për t’u shërbyer qytetareve. Kontigjenti i administratës shteterore duhet të jetë në nivelin e duhur, kërkohet perfeksion për konstituimin e organeve të reja të pushtetit vendor.

Asnjë shërbim ndaj qytetarëve të mos cedohet aspak, të evitohen shkeljet nga ana e punonësve, prefektët të marrin të gjitha masat që i cakton ligji, kanë rol kyç në këtë proces.

Kush do dorëzoj detyrën ta dorëzoj me dinjitet dhe kush e merr detyrën ta marr atë me dinjitetin më të madh”, është shprehur Lleshaj pas mbledhjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button