Categories Lajme

“Pushkën e kisha pranë…!”/ Flet greku që qëlloi shqiptarin që shkoi t’i grabiste shtëpinë: Kisha frikë për jetën time

39-vjeçari grek që qëlloi me armë zjarri një shqiptar në Selanik, tha se e bëri diçka të tillë për vetëmbrojtje, pasi pati frikë për jetën.

Punëtori 39-vjeçar në portin e Selanikut, akuzohet për lëndime të rrezikshme trupore, përdorim pa leje dhe armëmbajtje pa leje dhe u referua për t’u gjykuar sot. Seanca u shty për shkak të mungesës së dëshmitarëve dhe ai qëndron i lirë deri në gjykimin e çështjes.

“U zgjova nga lehja e qenit, pasi ai nuk leh kurrë. Pastaj pashë nga dritarja një figurë njerëzore që endej jashtë shtëpisë. Nuk e kisha celularin me vete, ishte lart, por pushkën e kisha pranë. U ngjita lart dhe dëgjova një zhurmë në derën kryesore. E hapa dhe pashë një burrë që mbante një kaçavidë të madhe. Isha i befasuar, u tremba, kisha frikë për integritetin tim fizik dhe jetën time. Më pas qëllova poshtë dhe e godita në këmbë”, tha ai.

37-vjeçari me origjinë shqiptare ka tentuar të thyejë dritaren e bodrumit të shtëpisë së vetme të 39-vjeçarit, por është vënë re teksa pronari ishte duke fjetur në atë zonë, ndërsa ka dëgjuar lehjen e qenve. Pasi kuptoi se burri po përpiqej të hynte në banesën e tij, ai kapi pushkën e gjuetisë dhe e qëlloi poshtë, duke shkaktuar një dëmtim të lehtë në këmbë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME