fbpx
LajmeTurizëm

“Pusho shqip”/ Kanionet e Osumit, perla e natyrës për të apasionuarit e turizmit të aventurës

Kanionet e Osumit janë një perlë e natyrës, ku të apasionuarit e turizmit të aventurës kanë mundësi të zhvillojnë edhe shëtitjet profesionale me rafting, ose hiking. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, duke publikuar foto nga ky kanion, kujton se “ky vit duhet të jetë viti i udhëtimeve në Shqipëri, ku të shijohet turizmi vendas”.

Kanionet e Osumit gjenden në aksin Çorovodë–Hambull, të luginës së Osumit dhe ka një gjatësi prej 13 kilometra dhe gjerësia ndryshon nga 4 metra deri në 35 metra. Thellësia po ashtu është mbresëlënëse, arrijnë deri në 70-80 metra të thellë, me shpate vertikale përfund të cilëve rrjedh lozonjar lumi i Osumit. Në këtë kanion, çdo vit udhëtojnë me mijëra turistë vendas e të huaj, të cilët shijojnë natyrën, kulinarinë dhe sportin e bukur të rafting

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close