Categories Lajme, Turizëm

“Pusho shqip”/ Plazhi i Gjipesë, margaritari i fshehur i Jonit

Plazhi i Gjipesë apo siç njihet ndryshe Kanioni i Gjipesë, është një ndër plazhet më të bukura të rivierës shqiptare. Nëse kërkoni që fundjava juaj të jetë një aventurë e bukur dhe plot gjallëri me emocione të bukura, me histori e gojëdhëna, ky është destinacioni dhe vendi i duhur. I cilësuar si një nga “margaritarët e fshehur” të Shqipërisë, vizitorët mund të shkojnë atje me anije ose makinë. Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti publikoi sot pamje nga ky plazh, i cili është gati të mirëpresë shumë turistë këtë verë.

Plazhi i Gjipesë i njohur ndryshe edhe si kanioni i Gjipesë, nis që nga rruga nacionale, mes fshatit Ilias dhe Jal dhe përfundon në bregdet, duke krijuar një oaz përrallor në bregun e jugut. Ky plazh përrallor të ofron mundësi gjatë ditës për t’u larë në ujin e kristaltë, për të ecur në kanionin e saj, ku herë pas here formacione të ndryshme shkëmbore krijojnë pamje mahnitëse, por është edhe vendi ideal që gjatë natës të shohësh dallgët e detit nën yjet vezullues.

Duke qenë se është një vend i veçuar, ku nuk ka zona të ndriçuara pranë gjirit dhe falë ajrit të pastër, mund të dallosh të gjitha kostelacionet yjore që mund të shikohen nga pozicioni i vendit tonë. Gjipea është renditur mes 50 plazheve më të bukura të botës për vitin 2018 nga faqja më e madhe kanadeze që u kushtohet udhëtimeve, “Flight Network”, në një listë që është përpiluar duke u bazuar në opinionin e 1 200 gazetarëve, botuesve, blogerëve dhe agjencive të udhëtimeve për të dhënë këndvështrimin e tyre prej eksperti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME