
Kryeministri Edi Rama përcolli sot kryeminstren e Italisë, Giorgia Meloni, e cila qëndroi katër ditë si e ftuara e tij në rezidencën qeveritare në Vlorë bashkë me familjen dhe të afërmit e saj.
“Faleminderit Giorgia, ishte një nder”, shkroi Rama pak më parë në rrjetet sociale, duke postuar edhe një foto gjatë takimit të sotëm për një kafe lamtumire. Meloni është kryeministrja e parë e një vendi të madh që vjen për pushime në Shqipëri.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërriti në Portin e Vlorës pasditen e 14 gushtit, ku u prit nga kryeministri Edi Rama, pasi udhëoi nga Puglia me një traget të linjës Brindisi-Vlorë.
Sipas mediave italiane, ajo, përveç pushimeve, ka diskutuar me kryeministrin Rama dhe për tema të prespektivës së afërt të raporteve mes dy vendeve dhe projekteve të zhvillimit.
Pak para largimit kryeministri Edi Rama, së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, u takuan në Vlorë rreth orës 17.00 në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës.
Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, janë takuar sot në Vlorë rreth orës 17 në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës.
E ndërsa nuk u shpërnda asnjë pamje nga vizita private e kryeministres së Italisë, pushuesja VIP që zgjodhi Shqipërinë ashtu si 500 mijë bashkombasit e saj këtë vit, duket se po kënaqet në vendin tonë.
Qëndrimi i familjes kryeministrore të Italisë po zgjat më shumë se sa ishte parashikuar. Pasditen e kësaj të enjteje siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Top Channel, Meloni ka zgjedhur të vizitojë zonën muzeale të Vlorës, në shoqërinë e kryeministrit Rama, bashkëshortit e familjarëve të tjerë që e shoqëronin Meloni është parë në një nga kafenetë e zonës muzeale.
Meloni ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj, të cilët kanë qëndruar më shumë se 90 minuta së bashku në ambientet lokalit, ku kanë qenë dhe qytetarët italianë.
Për sigurinë e saj dhe familjes zona u rrethua nga forca të shumta sigurie, por dalja publike nuk i shpëtoi dot kamerave.
Qëndrimin prej 4 ditësh të Melonit në Shqipëri e komentoi edhe gazeta e njohur italiane ‘La Stampa’ e cila në një shkrim të sajin thotë se ajo që duhet të ishte një vizitë disa orëshe u kthye në një festë katër ditore në plazhet e smeraldta të bregdetit të Adriatikut, mes Vlorës dhe Dhërmiut.
Ndonëse La stampa shkruan se vizita e shefes së ekzekutivit Italian në Tokën e Shqiponjave duhet të përfundojë sot, këto pamje tregojnë krejt të kundërtën. Kryeministrja e Italisë po e zgjat qëndrimin e saj në tokën e shqiponjave dhe qëndrimi nuk ka më një axhendë.