LajmePolitike

Pushtoi rrjetin me ‘shprehjen e saj’, Rama publikon videon e Kumbaros me qiri në kishë

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro fitoi vëmendjen e të gjithëve dje pas statusit, të cilësuar me pullë të kuqe në rrjetet sociale dhe nuk dihet nëse kjo është arsyeja që edhe vetë kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video të saj.

Rama ka publikuar pamjet e kishës së Peshkëpisë në Dropull ku vetë ministrja Kumbaro duket teksa ndez qiri teksa që po rikonstruktohet nga punëtorët.

MIRËMËNGJES  dhe me këto pamje nga kisha e Peshkëpisë në Dropull që u shpëtua nga rrënimi për të qenë shumë shpejt e hapur për besimtarë e turistët ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.

Kumbaro u komentua mjaft dje, pas postimit në Tëitter teksa kërkonte të sensibilizonte për leximin e librave.

Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”, shkruante ajo në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close