Lajme

Pushuesit dynden drejt Vlorës, trafik i rënduar në “ditën pa makina”

Dyndja e pushuesve vendas dhe të huaj drejtë Vlorës ka sjell paralizim të qytetit Akset në të cilat ka trafik të rënduar janë Lungomare, Transballkanike.

Aksi më problematik mbetet ai Vlorë-Orikum nga zona e Ujit të Ftohtë deri pranë Radhimës. Kjo ka krijuar radhë të automjeteve, e cila shkon me km të tëra në gjatësi.

Teksa për të përshkruar këtë aks rrugor të duhen më tepër se dy orë.

Policia Rrugore dhe ajo e Rendit janë dorëzuar përballë këtij fakti, pasi ndërhyrja e tyre e pamjaftueshme për të zhbllokuar trafikun dhe orientuar pushuesit.

Bye-Passi i Vlorës mbetet jashtë funksionit deri në korrik, ndërsa për ironi të fatit trafiku në Vlorë vjen pikërisht në ditën pa makina.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close