Categories Lajme

Puthje në makinën e policisë ditën e hapjes së negociatave, pezullohen efektivët në Vlorë

Pezullohen dy oficerë policie në Vlorë. Shkak është bërë publikimi i një fotoje në rrjetet sociale, ku inspektori me inicialet F. Xh. dhe inspektore V. Ç shihen në një moment intim duke u puthur në makinën e patrullës së policisë, e cila gjendet e parkuar në një lagje.

“Pas publikimit në rrjetet sociale të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie në automjetin e shërbimit duke u puthur, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë” njoftoi policia e Vlorës në një komunikatë për mediat.

Ata akuzohen për shkelje të Kodit të Etikës dhe Rregullores së Policisë së Shtetit.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME