Categories Lajme

Putin fiton sërish zgjedhjet

Vladimir Putin fitoi edhe një herë tjetër zgjedhjet e përgjithshme në Rusi, por ka humbur konsensusin. Partia e tij, Rusia e Bashkuar, arriti të marrë 45% të votave, por sipas llogaritjeve paraprake do t’i mjaftojë për të marrë 240 nga 450 vende në Dumën ruse. Gjithsesi mbështjetja popullore ka pësuar një rënie drastike krahasuar me 54% të votave që partia mori në vitin 2016.

Përgjegjësia për këtë rezultat është edhe e shtimit të paprecedentë të votave të marra nga Partia Komuniste, e cila ka dyfishuar rezultatin në krahasim me zgjedhjet e kaluara, nga 13% në gati 25%.Sipas rezultateve paraprake, nacionalistët e LDPR kanë arritur të sigurojnë 8% të votave, ndërsa Partia Rusia e Drejtë 7%. Por panorama politike në Rusi nuk duket se do të ndryshojë, pasi të treja këto parti mbështesin presidentin Putin thuajse në të gjitha vendimet.

Në Parlament arriti të futet me 5% të votave edhe Partia Populli i Ri, e formuar nga mbështetësit e opozitarit Alexey Navalny, i cili ndodhet në burg. Edhe këtë herë nuk kanë munguar akuzat për manipulim të rezultatit. Në internet janë publikuar shumë video të cilat duket se tregojnë truket që përdoren për të favorizuar partinë e Putin, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka quajtur “fake neës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME