fbpx
Lajme

“pyetediramen@kryeministria.al”/ Përgjigje çdo pyetjeje nga qytetarët që ka lidhje me qeverinë

Kryeministri Edi Rama ka vendosur një adresë në dispozicion për pyetjet e qytetarëve. “pyetediramen@kryeministria.al” është një adresë në dispozicionin e secilit, e secilës për të çuar me video nga celulari, çdo pyetje që dëshiron mbi çdo çështje të punës a të familjes, komunitetit apo vendit, që ka lidhje me qeverinë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga një qytetare. “Përshëndetje z. Kryeministër. Uroj që të jeni mirë dhe suksese në zgjedhjet e 2021. Unë quhem Vjola Osmani dhe jam nga qyteti i Vlorës. Në datë 3 maj gjatë periudhës së pandemisë më është bërë bllokimi i mjetit, ndërkohë patentën ma kanë dhënë. Por doja të dija se deri kur mund të mbahen makinat të bllokuara, pasi askush nuk na ka dhënë një afat të përcaktuar”, shprehet qytetarja Vjola Osmani.

“Faleminderit për pyetjet e deritanishme, të cilave do t’u përgjigjem personalisht dhe konkretisht, por ju falenderoj edhe sepse ka plot prej tyre që u vlejnë edhe të tjerëve për raste të ngjashme”, thekson Rama.

“pyetediramen@kryeministria.al. Kjo është një adresë në dispozicionin e secilit e secilës prej jush për të çuar me video, nga celulari juaj, çdo pyetje që të dëshironi mbi çdo çështje të punës a të familjes suaj, komunitetit tuaj apo vendit tonë, që ka lidhje me qeverinë”, thotë Rama

“Ju mirëpres me kënaqësi dhe me kënaqësi do t’ju përgjigjem edhe unë, për gjithçka kam në dorë të them a të bëj për ju”, shton Rama “Janë të mirëpritura kritikat, ankesat, kërkesat (mundësisht pa sharje) dhe nuk refuzohen as shprehjet e kënaqësisë për ndonjë punë të mirë tonën, që ka ndikuar pozitivisht në punën tuaj a në mbarëvajtjen e punëve në familjen e në komunitetin tuaj. pyetediramen@kryeministria.al duke postuar videon tënde të drejtpërdrejt nga celulari”, shprehet Rama.ATSH

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button