Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se segmenti rrugorë në Qafën e Qarrit është pa prezencë dëbore dhe ngricash, megjithëse temperaturat shënojnë -7 gradë. Po ashtu ata kanë shtuar se deri më tani nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare. Ndër të tjera, ARRSH, apelon drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikat rrugore.
Njoftimi i plotë: Qafa e Qarrit sot pa prezencë bore dhe ngricash, temperatura -7°C. Nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.