Categories Lajme

Që nga dy dhjetori, asnjë makinë e vjetër nuk futet në vendin tonë

Pas 2 dhjetorit të këtij viti, në vend do të lejohet vetëm importi i makinave të përdorura të standardit “euro 4” dhe makinave të reja të standardit “euro 5”.

Vendimi i qeverisë për ndalimin e importit të makinave të përdorura me vit prodhimi para 2008-s hyn në fuqi më 2 dhjetor, 30 ditë pas miratimit të tij në Fletoren Zyrtare.

IMPORTI

Vendimi përcakton se do të lejohet importi i makinave të përdorura, të cilat janë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri. Pra, makinat që i përkasin standardit “euro 4” të shkarkimeve në ajër. “Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 4) duhet të jenë prodhuar jo me shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri”, përcaktohet në vendim. Për makinat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, duhet të përmbushin normën “euro 5” për import. I njëjti rregull vlen edhe për mjetet e tjera të reja.

“Mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1,me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Europian”, përcakton vendimi i qeverisë. Për motorët e përdorur, furgonët dhe autobusët vendimi përcakton se duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet nga data e regjistrimit për herë të parë në Shqipëri. “Mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 3) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri”, thuhet në vendim.

UDHËZIMI

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor nuk do të regjistrojë asnjë makinë të importuar, e cila është cilësuar në certifikatën e origjinës për t’u shkatërruar apo për pjesë këmbime. Gazeta zbardh urdhrin e Drejtorisë të Transportit Rrugor, që ndalon regjistrimin e makinave të importuara nga SHBA dhe Kanada. Urdhri ka hyrë në fuqi nga 12 nëntori dhe vijon të zbatimin. “Bazuar në VKM nr. 153, datë 07.04.2000 ‘Për miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë’ e ndryshuar, konkretisht neni 237, pika 1, germa b dhe Udhëzimi nr. 1, datë 18.01.2012 ‘Për dokumentacionin e qarkullimit dhe regjistrimit të mjeteve me motor dhe rimorkiove të tyre’ i ndryshuar, konkretisht neni 3, pika 3 dhe 5, për mjetet që importohen nga SHBA dhe Kanadaja, nëse dokumentet shoqëruese me treguesit teknik nga origjina, përveç të tjerave janë me përshkrimet ‘Destruction’ (shkatërrim) ose ‘Parts only’ (pjesë këmbimi) ose ‘Not to be registered’ (nuk mund të regjistrohet) ose shënime të tjera të ngjashme, shërbimi për regjistrim në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor do të refuzohet pas datës 12.11.2018, pavarësisht faktit që këto mjete kanë kryer formalitetet doganore, duke u klasifikuar si automjete”, thuhet në urdhrin Drejtorisë së Shërbimit të Transportit.

“Qytetarët të mos kalojnë afatin e pagesës së taksave” Drejtoria e Transportit: Investimet u dyfishuan, ulet koha e shërbimit

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor u kërkon qytetarëve të mos kalojnë afatin e pagesës së taksave, pasi jo vetëm që do të eliminojnë radhët e gjata në fund të vitit, por edhe penalitetet për mospagimin e detyrimeve në afat.

Po ashtu, Drejtoria e Transportit Rrugor ka ndërmarrë një sërë projektesh investuese në Drejtoritë Rajonale me qëllim rritjen cilësore të standardeve të shërbimit, duke qenë se këto probleme përbëjnë një nga prioritetet kryesore për të cilat kërkohet zgjidhje e shpejtë dhe me kërkesa të larta nga qytetarët. Konkretisht, në Drejtorinë Rajonale të Tiranës ka përfunduar me sukses rikonstruksioni i sallës së regjistrimit të mjeteve, me kushte dhe logjistikë bashkëkohore.

Në Drejtorinë Rajonale Vlorë ka përfunduar me sukses rikonstruksioni i sallës së regjistrimit të mjeteve dhe lejedrejtimit, me kushte dhe logjistikë bashkëkohore. Gjithashtu për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në qytetin e Himarës është hapur zyra e shërbimeve si strukturë e Drejtorisë Vlorë. Në Drejtorinë Rajonale Durrës ka përfunduar me sukses rikonstruksioni i sallës së degës së drejtuesve të mjeteve, me kushte dhe logjistikë bashkëkohore.

Gjithashtu, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në qytetin e Kavajës është në proces hapja e zyrës së shërbimeve si strukturë e Drejtorisë Durrës. Në Drejtorinë Rajonale Sarandë ka përfunduar me sukses rikonstruksioni i sallës së degës së drejtuesve të mjeteve, me kushte dhe logjistikë bashkëkohore. Investime janë kryer edhe në drejtoritë rajonale në Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Laç dhe Shkodër, për godina të reja administrative. Këto investime kanë dyfishuar numrin e sporteleve të shërbimit, duke shkurtuar kohën e shërbimit nga disa orë në 20 minuta, si dhe është tentuar që shërbimi të shkojë sa më afër qytetarëve shkruan panorama.

Makinat, cilat nuk penalizohen nga importi

Nga rregullat e reja të importit nuk do të penalizohen të gjitha makinat. Vendimi i qeverisë përcakton se makinat me vlerë muzeale përjashtohen nga kriteret e reja të importit. Konkretisht, ky vendim përcakton se nuk zbatohet për importin e: automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë: automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970; automjetet e prezantuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë; automjetet, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale. Makinat të cilat kanë hyrë në vend para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit, kanë afat deri në 1 mars 2019 për vendosjen e targave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME