Lajme

Qëllohet me thikë emigranti shqiptar në Itali, vihet nën hetim kolegu

Një emigrant shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë teksa ishte duke punuar në një fermë në provincën e Pordenones në Itali. Ai u godit nga një koleg i punës, por mbeten ende të paqarta shkaqet që çuan në këtë ngjarje.

Ai ka marrë goditje në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është shpëtuar nga punëdhënësi i tij i cili pasi ka njoftuar urgjencën e ka dërguar vetë para se të mbërrinte ambulanca Ai iu nënshtrua një operacioni delikat, dhe dodhet në spital nën kujdein e mjekëve.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë ndërkohë mediat italiane raportojnë se karabinierët kanë vënë në pranga një person, si autor të dyshuar të plagosjes./shqiptarja.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close